Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AAK ankohet në Supreme

nga Kaltrina Berila27 janar 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Supreme, pasi katër kandidatë për deputetë nuk morën dritën e gjelbër për certifikim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe më pas edhe nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Sipas vendimit të PZAP-it, nga lista e partisë së Ramush Haradinajt nuk do të mund të kandidojnë katër emra që synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.

Sot në Gjykatën Supreme është ankuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Gjykata Supreme do t’i trajtojë të gjitha ankesat e partive politike në një afat prej 72 orësh.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →