Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

AAK gjobitet me 2 mijë euro

nga B G4 shkurt 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro gjobë nga Komuna e Prizrenit për shkelje të masave anti-Covid. Kjo pasi AAK të mërkuren organizoi tubim zgjedhor në Kompleksin muzeor të Lidhjes së Prizrenit.

Për dënimin e shqiptuar ndaj AAK-së ka njoftuar Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj.

“MIRËMËNGJESI Buxhet i Kosovës. 2000€ gjobë për AAK. Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, ka shkruar ai në Facebook.

E me 2 mijë euro gjobë sot është dënuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, por kjo nga komuna e Prishtinës për shkeljen e masave anti-covid gjatë mbajtjes së tubimit të mbrëmshëm në Prishtinë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →