Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

AAK-ja s’i përjashton protestat nëse shtrenjtohet rryma

nga Kaltrina Berila19 janar 2022

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është plotësisht i papranueshëm.
Tahiri ka thënë se nesër presin nga Vetëvendosja që të votojë rezolutën që obligon Qeverinë dhe ZRRE-në që të mos e shtrenjtojë energjinë elektrike.
Ai ka thënë se duhet të stopohet kjo rritje e rekomanduar nga ZRRE-ja.
“Ne do t’i shtjerrim të gjithë mekanizmat, duke përfshirë edhe protestat për të kundërshtuar këtë rritje”, ka thënë ai.
Po ashtu, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ky grup, do t’i shterojë të gjitha mundësitë, që në seancën parlamentare të ditës së nesërme, të mos lejojë këtë “barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →