Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AAK-ja sot mban tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta

nga R24 korrik 2023
AAK-ja sot mban tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta

AAK-ja sot do të organizojë tryezën e tretë me radhë, ku do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.

Tryeza mbahet sot nga ora 12:00, në ndërtesën e Kuvendit.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave”, thuhet në njoftimin e kësaj partie. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →