Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AAK kërkon debat parlamentar për blerjen e energjisë

nga Xh.D24 prill 2022

Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë, kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij grupi, Besnik Tahiri.
Tahiri ka shkruar se do të kërkohet debart për blerje të energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta, për të cilat sipas tyre nuk ka sqarim institucional.
“Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi. Grupi ynë parlamentar do të dorëzojë kërkesën me nënshkrime rreth kësaj teme të martën në mëngjes”, u shpreh Tahiri./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →