Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AAK miraton listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj: Me këtë ekip do të bëhet realitet anëtarësimi në NATO

nga Venera Grabanica9 dhjetor 2024
AAK miraton listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj: Me këtë ekip do të bëhet realitet anëtarësimi në NATO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbledhur sonte Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar she votuar listën finale të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm miratuam listën e kandidatëve për deputetë – një ekip i fuqishëm profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO.

“Të përzgjedhur me kujdes, do t’i japim Kosovës alternativën serioze qeverisëse që meriton. Çdo kandidat në listën tonë mishëron vlerat tona: integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit. Me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO, do të forcojmë ekonominë dhe do të krijojmë mundësi të reja për çdo qytetar.

Bashkë për Kosovën Fituese!”, ka përfunduar Haradinaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →