Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AAK miraton marrëveshjen e koalicionit me PDK

nga RTV2118 maj 2017

Po ashtu është aprovuar lista përfundimtare e kandidatëve të AAK-së, për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas një debati më Kryesinë dhe Këshillin Drejtues  kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj.

“Pas një debati konstruktiv dhe një mbështetje të fuqishmë për Ramush Haradinaj – Kryeministër i Kosovës, Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhje të ndara, sot me votë unanime kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Po ashtu në njoftim thuhet se, organet më të larta të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Forumet më të lara të AAK-së, kanë miratuar edhe programin e Partisë, dhe kanë vendosur të nominojnë një grup ekspertësh që të punojë me PDK-në, në përpilimin e një program të përbashkët”, thuhet në komunikatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →