Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​AAK zbulon sloganin e zgjedhjeve

nga Venera Grabanica4 shtator 2025
​AAK zbulon sloganin e zgjedhjeve

“Dritë për komunat” është slogani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për zgjedhjet lokale më 12 tetor.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ky është mesazhi që do t’i udhëheqë drejt fitores.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, bashkë me kryetarët e degëve, aprovuam sloganin për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit: “Dritë për Komunat”. Ky do të jetë mesazhi që do të na udhëheqë drejt fitores.

Në këtë frymë u caktuan edhe oraret e tubimeve zgjedhore nëpër komuna, duke u përgatitur për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe fituese. Po ashtu, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet politike në vend dhe rrugën që kemi përpara.

Me numrin 174, Aleanca do të sjellë dritë e zhvillim për secilën komunë të vendit!”

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →