Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

nga Kaltrina Berila16 qershor 2024
Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë një paraqitje në televizionin publik të Serbisë (RTS), ka theksuar se do ta ndjekë ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, ku shpreson të fitojë Serbia.

Abazoviq tha se ka ndjekur ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë dhe se krejt rastësisht është gjetur pranë reporterëve të RTS-së, Dushan Albijaniq dhe Predrad Stajinjiq me të cilët diskutoi për ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë.

“Nesër mbrëma do të jem në stadiumin në Gelzenkirhen, ku do të mbështesë Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj që është koha për befasinë e parë, le të jetë e guximshme, por pse të mos besohet që Anglia mund të bie”, ka thënë Abazoviq.

Politikani shqiptar nga Mali i Zi ka bërë të ditur se shpreson që Serbia do të kalojë fazën e grupeve.

“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, ka përfunduar Abazoviq.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →