Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Abazoviqi në Serbi arrin marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe

nga B G30 qershor 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Serbi është takuar me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirijen.
Raportohet se ata kanë arritur marrëveshje.
Teksti i “Marrëveshjes Themelore” është harmonizuar dhe duhet të kalojë në Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të caktohet një datë për nënshkrim, raportojnë mediat serbe.
“Nisur nga fakti se kisha është e ndarë nga shteti dhe se kisha jonë, kudo që e ka juridiksionin e saj, respekton ligjet e atij shteti, arritëm në përfundim se është e rëndësishme që marrëdhënia mes kishës dhe shtetit të rregullohet me kontratë, siç është rasti me të gjitha bashkësitë fetare, siç ekziston në të gjitha shtetet tjera”, ka thënë Porfirije.
Kurse, Abazoviq ka falënderuar Kishën Ortodokse Serbe për një bisedë konstruktive.
“Kur është fjala për Marrëveshjen Themelore, ne i kemi përfunduar procedurat në grupet e reja punuese, e vazhdojmë me procedurat tjera, si dhe Kisha Ortodokse Serbe dhe nuk shoh ndonjë problem aty…Unë i kuptoj kritikat dhe qëndrimet e tjera në Mal të Zi, por në emër të Qeverisë dua të them se duhet të marrim një rrugë tjetër, rruga ku ka përçarje të vazhdueshme nuk është rruga e progresit dhe nuk do t’i mbështesim”, deklaroi Abazoviq./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →