Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abbott: Dialogu të jetë i përgatitur dhe parimor

nga Kaltrina Berila3 mars 2021

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar vizitën treditore të Miroslav Lajçak.

Për vizitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak, Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuara ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe ShBA

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajçak për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe SH.B.A. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott.

Pleased to see that @MiroslavLajcak visit to discuss🇽🇰🇷🇸dialogue has gone well.🇬🇧shares his& @AlbinKurti’s view that the dialogue is important& should be well-prepared, principled& coordinated btw🇪🇺/🇺🇸.🇬🇧stands ready to support achieving a deal that benefits people of 🇽🇰& region.

— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) March 3, 2021

Përfaqësuesi i Posaçёm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak,ka përfunduar sot vizitën e tij tre-ditore në Kosovë. Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →