Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi

nga Venera Grabanica29 janar 2023
Abdixhiku: Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur shqetësimin për ikjen e qytetarëve nga vendi.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj ka kuptuar se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë.
“Nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, kuptova se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë. Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi”, ka shkruar ndër tjera Abdixhiku.
Ai tutje ka shtuar se, si gjeneratë politike ata duhet tu japin qytetarëve “që sot mbyllin valigjet para largimit, Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →