Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë

nga Venera Grabanica8 maj 2026
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është zotuar për “bashkimin e të gjithëve” në LDK.

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë ku pritet vendimi për të garuar bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit, Abdixhiku ka paralajmëruar kthimin edhe të atyre që janë larguar nga partia.

“Anëtarësisë së Lidhjes, Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë. Ata që kanë qëndruar gjithmonë. Ata që janë larguar. Ata që kanë heshtur. Ata që ende besojnë. Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj.  Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryesia e LDK-së disa ditë më parë vendosi në favor të përfshirjes së Osmanit në një listë të përbashkët. Tani vendimi përfundimtar do t’i takojë Këshillit të Përgjithshëm.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →