Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën

nga Venera Grabanica8 gusht 2025
Abdixhiku: Fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,  duke e quajtur atë një fitore të madhe për demokracinë dhe Republikën.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se partia e parë kishte uzurpuar foltoren, kishte ndryshuar rendin e ditës me imponim.

“Në një fitore të madhe të demokracisë dhe Republikës, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK. Siç e kishim thënë shumë herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, kishte ndryshuar rendin e ditës me imponim dhe për 48 herë kishte shkelur Kushtetutën, duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk pranohet. Jo kushtetues i konstatuar! Ky ishte qëndrimi ynë nga dita e parë”, ka theksuar Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →