🇽🇰 Kosova
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën
nga Gentrita Xhemajli23 shkurt 2025
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Friedrich Merz nga CDU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fitorja e Merz është shpresë dhe dritare e re për Republikën e Kosovës.
“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë ; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë. Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjithmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona. Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë! Herzlichen Glückwunsch CDU!”, ka shkruar Abdixhiku. /21Media











