Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se duhet marrëveshje politike për të dalë nga ngërçi parlamentar.
Ai pranoi se takohet miqësisht me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
“Me zotëriun Limaj shihemi vazhdimisht takohemi, muhabete miqësore. Qëndrimet LDK janë të pandryshueshme. I takon partisë së parë të bëjë zgjidhje. Partitë tjera nuk kanë numra, e siç duket nuk i ka as e para.
Kemi dhënë një propozim që të bëhemi bashkë e të dalim prej krize, është turp kjo çka po ndodh. Duhet marrëveshje politike, LDK-ja ka qëndrim të qartë këtu. A e di çfarë fuqie politike është me i pasë 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të bësh zgjidhje, e thua se nuk është urgjencë. LDK-ja është duke u marrë me zgjedhje lokale, nuk mund të bëjmë zgjidhje në parlament kur partia e parë nuk e bën këtë”, ka thënë Abdixhiku.









