Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që të hiqet TVSH-ja në produktet bazike dhe të rriten pagat në përputhje të inflacionit.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai i ka adresuar kritika Qeveris, duke thënë se kjo e fundit po refuzon propozimet e LDK-së,
“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. “, ka shkruar ai.
Abdixhiku po ashtu ka thënë se norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur mbi 20 për qind, ndërsa çmimet e produkteve bazë në mbi 50 për qind. Ai ka akuzuar Qeverinë për mosofrim të zgjidhjeve.
“Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka pasur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë”, ka shkruar ai. “Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”., ka shkruar kreu i LDK-së./21Media









