Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK

nga Venera Grabanica20 janar 2025
Abdixhiku: Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK

Kandidati për Kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka mbajtur një tubim në Dragash, të cilin e quajti në rekord pjesëmarrjeje dhe një tjetër dëshmi e fuqisë që LDK po grumbullon në prag të zgjedhjeve.

Abdixhiku ka deklaruar se koha për bashkimin dhe vendosmërinë ka ardhur, duke shtuar se “Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK!”

“Kështu mbahet një tubim elektoral në Dragash! Rekord pjesëmarrje në festën tonë! Dragashi, u deklarua djathtë! U bashkua me rreshtin e gjatë të qyteteve që po bëhen bashkë me Lidhjen tonë! Në çdo shtëpi, në çdo fshat, e në çdo qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore. E kjo mbështetje na jep forcë! Na mbush me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sepse ka kohë që nuk jemi kaq shumë, e që nuk jemi kaq të bashkuar! Prandaj me këtë LDK, dhe me ju, ndryshimi është i pashmangshëm! Dhe sot, Dragashi foli qartë, siç po flet e tërë Kosova. Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK! Shihemi në festën e madhe me 9 shkurt! Doktor ju lumtë për punën. Kandidatëve, suksese!” – tha Abdixhiku.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →