Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: LDK është gati ta marrë timonin e Kosovës

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2025
Abdixhiku: LDK është gati ta marrë timonin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij është më e gatshme se kurrë për të udhëhequr vendin dhe për t’i dhënë Kosovës një qeverisje të dinjitetshme.

Ai ka folur gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku ka bërë thirrje për një mesazh të qartë drejtuar qytetarëve, se Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, më shumë se kurrë më parë.

“Nga kjo sallë duhet të dalë një mesazh i qartë për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës, se LDK është gati, gati të marrë timonin e vendit, gati të jap qeverisje të dinjitetshme, të zhbëj dëmet e bëra, gati të sjellë standard evropiane të punës e politikës, gati ta rifitojë besimin e qytetarëve gati ta risjellë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike”, tha Abdixhiku.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →