Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku me ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet

nga Kaltrina Berila3 dhjetor 2024
Abdixhiku me ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Gjatë këtij takimi Abdixhiku dhe Boven diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që po i bën Lidhja Demokratike lidhur me zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, si dhe për “Turneun e Ndryshimit” i cili po mbahet gjithandej Kosovës, e po ashtu edhe në mërgatë dhe mbështetjen e madhe qytetare që ka marrë ky turne”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

Në fund të takimit, kreu i LDK-së falënderoi ambasadoren holandeze për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →