RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani

nga Venera Grabanica16 prill 2025
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur përgjigjen e presidentes Vjosa Osmani në letrën e kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.

“Siç dhe paralajmëruam me Komunikatë, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se “seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar!”.

“LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe së këndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit”.

ETIKETA:#Kosova#Lajme
​Lewis Capaldi, ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026
LAJMI TJETËR →
​Lewis Capaldi, ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →