RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Abdixhiku mori pjesë në dasmen e Teuta Rugovës, publikon pamje të veçanta

nga Venera Grabanica25 korrik 2025
Abdixhiku mori pjesë në dasmen e Teuta Rugovës, publikon pamje të veçanta
Teuta Rugova, vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është martuar sot me Agron Gjeloshin në një ceremoni të mbajtur në Katedralen Kryesore në Prishtinë.

Përveç familjarëve dhe miqve të afërt, në këtë ditë të veçantë morën pjesë edhe figura të njohura publike, si kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një postim i në Facebook ka uruat çiftin.

“Sot, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, bashkë me Albinën, pata kënaqësinë dhe nderin të marr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Teuta Ibrahim Rugova dhe Agron Nikë Gjeloshi.Një ceremoni plot dritë, ndjenjë dhe dinjitet, në frymën e një trashëgimie të thellë familjare e kombëtare. Teutës dhe Agronit, të rritur në familje të lidhura ngushtë me rrugëtimin historik të Kosovës, ju uroj jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, respekt e bekime të pafundme. Urime Familjes Rugova dhe Gjeloshi për këtë ditë gëzimi!Në veçanti, urime zonjës Fana, e cila vërtetë shkëlqente në këtë ditë”, ka shkruar Abdixhiku.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Më të fundit

Të gjitha →