Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë për koalicione paszgjedhore.
“Nuk kemi pas asnjë takim me asnjë parti në Kosovë, sidomos nuk kemi pas takim me partinë në pushtet. LDK e ka të qartë politikë karshi LVV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunuam me ta, pra ky është pozicion i qartë i LDK-së para elektoral dhe elektoral. LDK nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit, ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë tani dhe po ashtu kemi thënë se LDK nuk synon dhe nuk do të punojnë për një qeveri afatshkurta, pra pa zgjidhjen e çështjes bazike të presidenti që përcakton edhe zgjedhjet e ardhshme nacionale të Kosovë, LDK nuk beson që do të ketë stabilitet qeveritar dhe për qeveri afatshkurtra nuk është e interesuar fare, nuk do të përsëritim gabimet paraprake të futje në qeveri në afat shkurtër”, tha ai.
Abdixhiku poashtu tha se nuk do të futet në ndonjë koalicion pa pasur postin e kryeministrit.
Kryetari i LDK-së ka shtuar se i takon partisë fituese të zgjedhjeve që të nisë afatin për të caktuar emrin e mandatarit dhe kryetarin e Kuvendit.











