Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Rikthimi jonë i madh tashmë po ndodhë

nga Venera Grabanica6 shkurt 2025
Abdixhiku: Rikthimi jonë i madh tashmë po ndodhë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rikthimi i LDK-së po ndodhë dhe se s’ka asgjë që e ndalë.

Gjatë tubimit në Istog Abdixhiku ka thënë se ky është një moment kritik për vendin.

“Po ndodhë, në një moment kritik për vendin. Për familjet tuaja, për rininë tonë, për qytetarët tanë. Jemi në një momentum të shkëlqyeshëm politik. Këtë e vërejmë në takime me ju. E kemi të qartë thirrjen tuaj. E kemi të qartë dhe nevojën e madhe të vendit për ndryshim rrënjësor, në mënyrën se si bëjmë politikë, në mënyrën se si zhvillojmë projekte, në mënyrën se si kujdesemi për njerëzit tanë, e mbi të gjitha, në drejtimin e vendit drejt rrugëtimit tonë identitar, drejt familjes euroatlantike. Aty është destinacioni jonë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Istog.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →