Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Abdixhiku shpalos Rrugën e Re: 5 miliardë euro për 4 vjet

nga Venera Grabanica19 nëntor 2023
​Abdixhiku shpalos Rrugën e Re: 5 miliardë euro për 4 vjet

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin “Rruga e Re” para simpatizantëve të partisë.

Ai tha se Kosova shtet i pavarur dhe sovran, i anëtarësuar në NATO dhe BE, në miqësi të përhershme me SHBA-në është projekti i sotëm dhe do të jetë projekti i nesërm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku tha se programi i tij ofron zotime dhe ambicie serioze për të mirën e jetës së qytetarëve dhe për një vend krenar.

Ai premtoi se ambicia e madhe e partisë do të fillojë me plot pesë miliardë euro për katër vjet.

“Kjo ambicie e madhe e jona nis me pesë miliardë euro për 4 vjet… Për shëndet, për arsim, për zhvillim e mbrojtje, pra për rrugë, centrale, spitale e për shkolla. Pesë miliardë euro projekte që përcaktojnë Kosovën jo si një vend i zymtë, por si një vend shprese me hov ekonomik. Ky hov ekonomik mban emrin e rritjes prej 4 deri në 5 për qind çdo vit, mban emrin e një buxheti 4.5 miliardë euro si përfundim”, tha Abdixhiku.

Ai tha se e ardhmja e LDK-së mban emrin e rritjes së pagave që në ditën e parë, duke rritur koeficientin në 125.

Ndër tjera, Abdixhiku u zotua edhe për investime në ndërtimin e centralit me gaz me 500 milionë euro, 120 milionë euro investim në linjën e gazit Shkup-Prishtinë-Mitrovicë, një plan kombëtar për vetura elektrike, trajnimi i 40 mijë të rinjve në teknologji, kodimi si lëndë obligative në çdo shkollë, përfundimi i rrugëve dhe magjistraleve, si dhe unazën e kryeqytetit, e cila do të kushtojë 350 milionë euro.

Ai, po ashtu, ka premtuar edhe ndërtimin e një qendre të skijimit në Brezovicë dhe një tjetër në Dukagjin, duke thënë se nga 130 milionë euro investime gjithsej në turizëm, sikurse Borea, ashtu edhe Brezovica, do të bëhen shtëpi mikpritëse e mijëra turistëve çdo vjet, duke e bërë Kosovën një vend me të cilën mburren gjithherë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →