Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku takohet me Hovenier: S’kemi aleat më të afërt se ShBA

nga Kaltrina Berila18 dhjetor 2023
Abdixhiku takohet me Hovenier: S’kemi aleat më të afërt se ShBA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar për një drekë pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se drekat e punës me Hovenier janë gjithmonë të këndshme, derisa ka shtuar se ka pranuar një dhuratë nga ai.

“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit”, ka shkruar ai.

I pari i LDK-së njoftoi se bashkë më Hovenier kanë ndarë pikëpamjet mbi zhvillimet politike në vend, teksa ka thënë se Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →