Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Abdixhiku takon grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

nga E.Bullaku12 shkurt 2020

Abdixhiku thotë se do t’i marr veprimet sipas kompetencave për mbrojtjen e Badovcit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në një takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

Bashkë me ekspertët përkatës nga Ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.

Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara. \21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →