Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Vepra e Haki Rugovës do të kujtohet përjetësisht

nga E.Bullaku9 mars 2022

Me rastin e vdekjes së ish-nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, kryetari Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Rugova.
Abdixhiku ka thënë se Haki Rugova ishte personalitet dhe veprimtar i dalluar i LDK-së, duke dhënë shembullin e përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës.
Tutje, kryetari i LDK-së ka theksuar se “Rugova u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht”.
Haki Rugova i ishte bashkuar LDK-së, në vitin 1989 kur është themeluar. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ishte nënkryetar i komunës së Istogut. Në vitin 2010 ai ishte bërë kryetar i Istogut, ku kishte qeverisur për 3 mandate rresht./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →