Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku viziton komunitetin e sporteve elektronike

nga Venera Grabanica29 janar 2025
Abdixhiku viziton komunitetin e sporteve elektronike

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka premtuar ndërtimin e një Gaming Hall me 2000 ulëse si pjesë e Qendrës Kombëtare të Sportit, një projekt që ai synon të realizojë gjatë mandatit të parë qeverisës.

Gjatë një vizite në Kubix Gaming Center në Prishtinë, Abdixhiku u takua me komunitetin e ‘gamerave’ dhe diskutoi për nevojën e një ekosistemi të mirëfilltë për lojërat elektronike në Kosovë.

“Nuk po të falshin! Nuk ka kaluar shumë kohë prej kur ekipi Bad News Eagles u bë i njohur botërisht me suksesin e madh në turnetë ndërkombëtar të lojës së njohur kompjuterike Counter Strike, dhe i madh e i vogël në Kosovë u njohën me këtë lojë përmes përfaqësimit të denjë që ky ekip i bëri vendit. Në fakt, u ndjemë krenar, njësoj si ndjehemi kur përfaqësuesit tanë sportiv korrin suksese në paraqitjet ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →