Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abrashi: Nuk e pranojmë nëse vendimi i Gjykatës i merr të drejtën subjektit të parë

nga Kaltrina Berila5 gusht 2025
Abrashi: Nuk e pranojmë nëse vendimi i Gjykatës i merr të drejtën subjektit të parë

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik i dalë nga zgjedhjet e fundit ka thënë se do t’i pranojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por deputeti i këtij subjekti politik, Artan Abrashi, tha se këtu bënë përjashtime nëse hipotetikisht në vendimin e Gjykatës që pritet ta marrë këtyre ditëve i merret e drejta subjektit të parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit.

“Çfarëdo mase që parasheh Gjykata Kushtetuese për ne është e pranueshme përveç nëse ajo i zhbënë vendimet e saja të mëparshme nëse hipotetikisht nëse e anulon vendimin e saj paraprak ku e drejta e partisë së parë për të propozuar kryetarin e Kuvendit kalon tek i dyti. Kjo do të ishte një shkallmim i rendit të gjërave”, tha Abrashi për rtv21/RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →