Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Adele tregon se ka pirë katër shishe verë një herë në mëngjes

nga Kaltrina Berila29 mars 2023
Adele tregon se ka pirë katër shishe verë një herë në mëngjes

Këngëtarja e njohur, Adele ka thënë se një herë kishte pirë katër shishe verë para drekës gjatë izolimit të COVID-19.

34-vjeçarja bëri tituj në botë më 2019 kur humbi peshë pasi hoqi sheqerin dhe pijet alkoolike.

Sipas Daily Star, ajo u tha fansave se çfarë kishte vepruar kur ishte në izolim, shkroi FemaleFirst.

“E mbaj mend kur erdha këtu, në izolim, ishte ora 11:00 dhe kisha pirë katër shishe verë”, tha ajo.

Vitin e kaluar Adele tha se kishte ndaluar pirjen. Ajo ka një djalë 9 vjeç dhe tani është në lidhje dashurie me agjentin sportiv Rich Paul.

“Ndalova pijet alkoolike. Kjo është mënyrë e mirë ta njohësh veten, duke pirë ujë dhe të jesh kthjellët. Tani nuk pi më dhe kam energji më shumë se kurrë”, u shpreh ajo./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →