Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Adelina e uroi Cimën: Copën e bakllavës kam me hangër për ty…

nga Egzona Mehmeti13 maj 2021

Këngëtarja Adelina Thaçi, sot në festën e Fitër Bajramit, ia ka bërë një dedikim babait të saj, humoristit Rasim Thaçit-Cimës.

Ajo ia ka uruar Cimës bajramin, duke shtuar se: copen e bakllaves kam me hanger per ty, edhe mos me shkoft fytit teposhte,do ta shtyj me uj, se e di qe i ke pas shume merak.

Myslimanët në Kosovë sot po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste. Në xhamitë e Kosovës nuk ka pasur ceremoni të zakonshme, por është falur vetëm Namazi i Bajramit. Në këtë ditë janë dhënë mesazhe për tolerancë e solidaritet, por edhe kujdes ndaj pandemisë Covid-19./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →