Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ademi përcjellë nga afër stërvitjen e Kosovës para ndeshjes me Rumaninë

nga B.K15 qershor 2023
​Ademi përcjellë nga afër stërvitjen e Kosovës para ndeshjes me Rumaninë

Pas konferencës për media, ku u paraqitën trajneri Alain Giresse dhe mbrojtësi Amir Rrahmani, Kosova vazhdoi me stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” zhvilluan sot stërvitje të lehta me topin, si dhe stërvitje kondicionale.

Elbasan Rashani ishte mungesa e vetme, ku edhe Giresse e konfirmoi në konferencë për media mungesën e tij si pasojë e lëndimit.

Po ashtu, u spekulua edhe për një lëndim të Edon Zhegrovës, për të cilin Giresse tha se është 50-50 për tu paraqitur ndaj Rumanisë, por që ylli i Lille ishte i pranishëm në stërvitje, të cilat i kreu me sukses.

Stërvitjen e Kosovës nga afër e përcolli presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →