Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ademi shtroi darkë për delegacionin e Qipros

nga Venera Grabanica27 shtator 2022

Në prag të ndeshjes Kosova – Qipro, presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi sipas traditës mbrëmë ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Qipros dhe delegatin e UEFA-s.
Kreu i FFK-së i uroi mirëseardhje mikut të tij Giorgos Koumas dhe delegacionit qipriot, teksa vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy federatave.
Në anën tjetër kreu i futbollit qipriot e vlerësoi presidentin Ademi si mikpritës të madh dhe udhëheqës që ka bërë punë të madhe në progresin e futbollit kosovar në vitet e fundit. Ademi e Koumas uruan për një lojë fer dhe të pëlqyeshme, teksa në fund shkëmbyen edhe dhurata.
Me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet ndeshja mes Kosovës dhe Qipros./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →