Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aeroplani me 12 persona në bord rrëzohet pranë bregdetit të Kenias

nga B G28 tetor 2025
Aeroplani me 12 persona në bord rrëzohet pranë bregdetit të Kenias

Një aeroplan me 12 persona në bord është rrëzuar në Kwale pranë bregdetit të Kenias, tha autoriteti i aviacionit.

Ai po fluturonte nga qyteti bregdetar i Dianit drejt një resorti në një park kafshësh, Kichwa Tembo, përpara se të rrëzohej në orën 05:30 sipas kohës lokale (02:30 GMT), thuhet në një deklaratë nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA), shkruan BBC.

Një faqe lajmesh citon policinë të ketë thënë se në bord kishte turistë. Mediat keniane kanë publikuar imazhe të aeroplanit në flakë në tokë me mbeturina të shpërndara në vendin e rrëzimit.

KCAA tha se agjencitë qeveritare ishin tashmë në vendngjarje duke punuar për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të vlerësuar ndikimin e tij.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →