Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë

nga Venera Grabanica27 dhjetor 2024
Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot ka regjistruar katër milionë pasagjerë, përfshirë këtu shqiptarë e të huaj, nga brenda e jashtë vendit, që kanë udhëtuar nga dhe drejt Prishtinës.

I pranishëm atje ishte edhe kryeministri Albin Kurti  bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, Kurti citohet të ketë thënë se prej liberalizimit të vizave ka më shumë se dyfishim të pasagjerëve, 46% rritje të fluturimeve, si dhe janë shtuar 16 destinacione të reja e 16 operatorë të rinj.

“Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së aeroportit, kryeministri njoftoi se janë krijuar lehtësira të tjera për zhvillimin e transportit ajror, siç është zgjatja e pistës nga 2,500m në 3,040m, avancimi i sistemit të aterimit – Instrument Landing System (ILS), i cili ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapacitetit të aeroportit për pranimin e avionëve më të mëdhenj dhe më shumë fluturime, si dhe hapa e korridorit ajror përmes Shqipërisë që ka shkurtuar rrugën e fluturimit nga Republika e Kosovës për në Bashkim Evropian deri në 15 minuta. Ndërkaq, bazuar në marrëveshjen bilaterale me Zvicrën është arritur që për herë të parë të dizajnohet një operator ajror për transportin e udhëtarëve mes Kosovës dhe Zvicrës me kritere të caktuara nga shteti i Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →