Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Afërdita Demaku humb personin e shtrenjtë

nga Gentrita Xhemajli29 tetor 2025
Afërdita Demaku humb personin e shtrenjtë

Këngëtarja e dashur për publikun, Afërdita Demaku, ka ndarë me ndjekësit një lajm tejet të trishtë.

Përmes një postimi prekës në Facebook, ajo ka njoftuar se motra e saj ka ndërruar jetë, duke shprehur dhimbjen dhe mallin e pamasë për humbjen e saj të parakohshme.

“Ikja jote e hershme motër, sot na këputi shpirtin! Ke qenë engjëll për të gjithë ne, ke ditur të japësh vetëm mirësi dhe dashuri! Do të kujtojmë përherë me mall dhe krenari. Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe!”, – ka shkruar Aferdita në postimin e saj, të shoqëruar me një fotografi të motrës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →