Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Afganët nuk lejohen më të shkojnë në aeroportin e Kabulit

nga Miranda Beqaj24 gusht 2021

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid ka bërë të ditur se talebanët nuk do t’i lejojnë më shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit, për shkak të situatës kaotike atje.

Në një konferencë shtypi, ai ka thënë se turmat në aeroport duhet të kthehen në shtëpi dhe siguria e tyre është e garantuar.

Gjithashtu, ai tutje ka shtuar se SHBA -ja po vazhdon t’i ftojë njerëzit në aeroport për të hipur në aeroplanë, shkruan BBC.

“Mos i inkurajoni afganët të largohen … Ne kemi nevojë për talentin e tyre”, ka thënë Mujahid.

Ai ka shtuar se mediat afgane, spitalet, shkollat, universiteti dhe qeveria lokale po punojnë përsëri.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →