Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Afganistani kërkon ndihmë nga Rusia

nga Egzona Mehmeti16 prill 2017

Afganistani ka kërkuar ndihmë ushtarake nga shteti rus

Afganistani kërkoi ndihmë nga Rusia si trajnim, rezerva dhe shërbime për armatën dhe policinë, kumtuan autoritetet në Kabul.

“Kemi biseduar për këtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe kemi kërkuar që të shqyrtojnë ndihmë të mundshme zyrtare për Afganistanin, si dhe për rezerva materiale dhe trajnimin për forcat e armatosura dhe policinë”, deklaroi shefi i Sektorit për politikë dhe planifikim strategjik në MPJ në Afganistan, Muhamed Ashraf Hajdari.

Diplomati veçanërisht ka theksuar për remontin e helikopterëve rusë të cilët janë për shërbim në armatën në Afganistan. Hajdari ka shtuar se bashkëpunimi ushtarko-teknik i Afganistanit dhe Rusisë është goditur prej sanksioneve të Perëndimit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →