Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Afro 6 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

nga Kaltrina Berila16 gusht 2024
Afro 6 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për portalin rtv21.tv se deri dje (e enjte) janë konvertuar 5982 patentë shoferë.

“Në Leposaviq janë konvertuar 1824 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1449, në Zubin Potok 908, në Zveçan 1099, në Graçanicë 208, në Kamenicë 93, në Shtërpcë 64 etj”, tha ai.

Deri më 23 gusht është zgjatur afatin për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.

Ndryshe, sipas ligjit, shuma e gjobave për mungesë të patentë shoferëve është nga 500 deri në 1.500 euro./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →