Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Agim Veliu: Unë e kam nënshkruar vendimin për reciprocitetin me targat

nga E.Bullaku20 shtator 2021

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, thotë se vendimi i sotëm i kësaj ministrie për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë për targat është zbatim i vendimit që e kishte nënshkruar vetë sa ushtronte këtë pozitë një vjet më parë.
“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”, shkroi Veliu në Facebook.
Tutje, ai theksoi se vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.
“Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, shkroi tutje Veliu.
Ndryshe, nga sot, veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →