Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AGK e dënon kërcënimin ndaj gazetares

nga RTV213 korrik 2017

Kërcënimi tashmë është raportuar në polici

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim informacionin se është kërcënuar gazetarja Salie Osmankaqi dhe ekipi i “Kohës Ditore” në Prishtinë.

“AGK është njoftuar se kolegia Osmankaqi është kërcënuar nga disa persona derisa ajo po raportonte për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në Dardani”, thuhet në reagim.

“Banorët janë versulur drejt meje mënjëherë dhe iu kemi shmangur sulmit fizik duke hyrë në veturë”, ka deklaruar Osmankaqi.

Kërcënimi tashmë është raportuar në polici, ndërkohë që AGK e dënon këtë rast duke kërkuar hetim të shpejtë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →