🇽🇰 Kosova
AGK i reagon sërish VV-së: Kjo gjuhë po i rrezikon gazetarët
nga Venera Grabanica25 korrik 2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje të ndalojë sulmet e fyerjet ndaj gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit.
Në një reagim të bërë në Facebook, AGK ka përmendur fyerjet e rënda nga zyrtarë të këtij subjekti politik.
Sipas tyre, gjuha denigruese dhe linçuese, po i vë seriozisht në rrezik të gjithë gazetarët që punojnë në këto dy media, dhe është koha e fundit që Vetëvendosje dhe njerëzit e saj të ndalën nga kjo praktikë e rrezikshme dhe papranueshme.











