Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Arlind Sadiku

nga Venera Grabanica20 qershor 2024
AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Arlind Sadiku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është shprehur i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetari i sporti Arlind Sadiku.

Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia.

“AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit”, ka thënë AGK-ja.

Kujtojmë se, Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →