Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AGK-ja dënon sulmin ndaj të gazetarëve në veri – kërkon siguri për gazetarët

nga B G9 dhjetor 2022
AGK-ja dënon sulmin ndaj të gazetarëve në veri – kërkon siguri për gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të ekipti të kallxo.com në Veri.
AGK thotë se është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.
“Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike. “, thuhet në reagm.
Po ashtu AGK ka kërkuar siguri për gazetarët që raportojnë nga ky vend.
AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →