Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AGK mban konferencë të jashtëzakonshme para ndërtesës së Qeverisë

nga B G2 maj 2025
AGK mban konferencë të jashtëzakonshme para ndërtesës së Qeverisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, pasi  në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Kosova renditet e 99-të në botë nga 180 shtete. Kjo shënon rënie për 24 vende nga viti i kaluar.

Siç ka paralajmëruar AGK konferenca do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në ora 12:00.

“Para medieve do të flasë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave, të Reporterëve Pa Kufij.”, thuhet në njoftimin e AGK-së./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →