Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Agonia nuk mbaron kurrë: Kapiteni i Chelseat lëndohet sërish

nga Venera Grabanica11 gusht 2024
Agonia nuk mbaron kurrë: Kapiteni i Chelseat lëndohet sërish

Futbollisti i Chelseat, Reece James ka pësuar një lëndim në shpinë, për këtë arsye nuk mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët në muajin e ardhshëm.

Ai u lëndua gjatë stërvitjeve në Cobham, pasi skuadra u kthye nga turneu në Shtetet e Bashkuara.

Mbrojtësi i djathtë me siguri do të mungojë në tri ndeshjet e para në Premier Ligë për shkak të pezullimit që mori kur u përjashtua në fund të ndeshjes së mëparshme.

Anglezi më parë humbi një pjesë të madhe të garës në vitin 2024 për shkak të një dëmtimi që pësoi në dimër, ndaj nuk u ftua as në evropian.

James përfitoi nga kjo për t’u përgatitur sa më mirë para fillimit të sezonit. Ai filloi secilën nga pesë miqësoret e para të Chelseat përpara se të pësonte fat të keq.

Skuadra e menaxherit të ri Enzo Maresca hap sezonin kundër kampionëve Manchester City në “Stamford Bridge” më 18 gusht.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →