Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM”

nga Egzona Mehmeti10 janar 2019

Rama i reagon Edita Tahirit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është kundërpërgjigjur ish-kryenegociatores së bisedimeve me Serbinë, Edita Tahirit, e cila përshëndeti mosdekretimin e Gent Cakajt për ministër të jashtëm të Shqipërisë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Rama përmes një postimi në Twitter është shprehur se Edita Tahiri  i është bashkuar Ilir Metës, duke shtuar se Gent Cakaj i meriton sulmet e saj aq sa ‘vizionarët’ me emrin njeri.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, ka shkruar Rama në Twitter.

Sot, Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë Gent Cakajn si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. 

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →