Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Shkup, ka thënë se është kënaqësi që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, atë të Shqipërisë e Edi Rama, dhe me Zëvendësmdihmës Sekretarin Amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien si dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.
Ai tutje ka thënë se plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit,
“Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Evropian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët. Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, ka shkruar Ahmeti./21Media










