Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Ahmeti negocion me BERZH për financimin e projektit 60 milionësh

nga RTV2126 shkurt 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kërkon financim për një projekt gjigant

Ahmeti në një postim të publikuar në Facebook-un e tij zyrtar, ka bërë të ditur se është në negociata me Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, në mënyrë që të pranojë financim për projektin e Unazës së Qytetit me vlerë prej 60 milionë eurove, shkruan rtv21.tv.

Ahmeti deklaron se komuna nuk mund të financojë këtë projekt, andaj kërkon kredi me garancion të sovranitetit nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas Ahmetit ekipet e para teknike për vlerësimin e fizibilitetit të rrugës do të vijnë shumë shpejt./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →